Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, është pritur nga Olaf Scholz, kancelar i Federatës Federale Republika e Gjermanisë.
Liderë të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësues të disa vendeve të Perëndimit, do të mblidhen sot në kryeqytetin gjerman, me ftesë të kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scolz, për t’i diskutuar objektivat e radhës në kuadër të Procesit të Berlinit.
Gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor në jubileun e dhjetë të këtij procesi pritet të aprovojnë planin e ri katërvjeçar të veprimit për tregun e përbashkët rajonal, si edhe të ketë marrëveshje të re për qasje në studime në shkolla të mesme.
Në 10-vjetorin e Procesit të Berlinit, në agjendë, është pritja e delegacioneve, nga Olaf Scholz, kancelar i Federatës Federale të Gjermanisë.