Sunday, November 24, 2024
spot_img
BallinaKurioziteteKurti kujton Masakrën e Bukoshit: Policia serbe pushkatoi 25 burra e djem...

Kurti kujton Masakrën e Bukoshit: Policia serbe pushkatoi 25 burra e djem veç pse ishin shqiptarë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka kujtuar 24-vjetorin e Masakrës së Bukoshit.

Ai, përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se në këtë ditë, 24 vjet më parë, oborri i shkollës në Bukosh u mbulua me gjakun e 25 burrave e djemve të rinj shqiptarë, të cilët u pushkatuan nga forcat policore të Serbisë vetëm pse ishin shqiptarë.

“I ekzekutuan pasi i ndanë nga kolona e banorëve të fshatrave të Suharekës, që i kishin dëbuar nga shtëpitë e tyre. Dëbimi, vrasja dhe zhdukja me forcë e shqiptarëve ishte pjesë e projektit gjenocidal të Serbisë për shfarosjen e shqiptarëve, ‘Patkoi’”.

Kreu i qeverisë tha se kriminelët e luftës duhet nxjerrur para drejtësisë dhe se Kosova s’mund të falë e as të harrojë.

“Serbia duhet mbajtur përgjegjëse për krimet e luftës, krimet kundër njerëzimit dhe veprimet gjenocidale të kryera në Kosovë”, shkroi Kurti.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit