Tuesday, November 5, 2024
spot_img
BallinaLajmeKSHPK: “Pucko Petrol” ka dëmtuar shtetin për 4 milionë euro duke përvetësuar...

KSHPK: “Pucko Petrol” ka dëmtuar shtetin për 4 milionë euro duke përvetësuar pronën e konfiskuar të “Transmet”

Anëtarët e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit në seancën e sotme theksuan se një rrjet i gërshetuar nga një numër i madh pjesëmarrësish ka ndihmuar në rastin e konfiskimit të pasurisë të “Transmet”.

“Një pjesë e pasurisë që është dashur të konfiskohet në rastin “Trust” është marrë nga kompanitë dhe bankat, duke i shkaktuar dëme mbi 12 milionë euro”, tha anëtari i komisionit Shemsi Sallai.

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit sqaroi se nga ajo skemë më së shumti ka përfituar kompania “Pucko Petrol” dhe pajisjet-pasuria e paluajtshme me shumë gjasa janë shfrytëzuar për përfitime për kompanitë që kanë lidhje me familjen e të dënuarit në rastin “Trust”, Sead Koçan.

Sipas KSHPK-së, janë konstatuar dobësi që në fillim të procesit në PSP, pra një pjesë e pasurisë së fituar me vepra penale është përdorur si garanci që pronari i “Transmet”, Sead Koçan të mos ndalohej.

KSHPK njofton se në këtë rast përmendet edhe kompania e Hana Jahoskës, “Bi Holding”, si dhe kompania “AD Astra” e ish-drejtorit të “Sparkasse Bank”, Sasho Boko.

KSHPK konstaton se kompania “Bi Holding” është e lidhur me “Pucko Petrol” në pronësi të Asmir Jahoskit.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit