Wednesday, November 27, 2024
spot_img
BallinaLajmeKovaçevski: Sigurojmë administratë publike moderne, efikase dhe të digjitalizuar sipas praktikave dhe...

Kovaçevski: Sigurojmë administratë publike moderne, efikase dhe të digjitalizuar sipas praktikave dhe rregullore evropiane

Sigurojmë administratë publike moderne, efikase dhe të digjitalizuar sipas praktikave dhe rregullore evropiane. Sot para jush dhe qytetarëve ka dokument të gatshëm për reforma në administratën publike deri në vitin 2030 me orientime precize për intervenime reformuese, paralajmëroi Dimitar Kovaçevski.

Angazhimi ynë, theksoi Kovaçevski në video fjalimin e tij në promovimin e Strategjisë është që qytetarët e Maqedonisë të kenë cilësi në jetë sipas standardeve evropiane në vend.

“Strategjia për reforma në administratën publike ka qëllim të vetëm dhe të qartë. Dërgesë e më shumë shërbimeve publike dhe më cilësore për të gjithë qytetarët dhe për sektorin privat. Çdokush që e mbush buxhetin shtetëror përmes tatimeve ka të drejtë në shërbim të shpejtë dhe efikas nga institucionet, e kjo është e mundur vetëm me administratë publike profesionale, të depolitizuar, efikase, efektive dhe llogaridhënëse, të mbështetur nga digjitalizimi intensiv”, theksooi Kovaçevski.

Tashmë po punohet, theksoi Kovaçevski në digjitalizimin e administratës publike, e cila insitucioneve do t’u mundësojë digjitalizim të proceseve dhe shkëmbim elektronik të të dhënave.

Reforma në administratën publike, theksoi ai është e vendosur si bazë e procesit të zgjerimit të BE-së dhe është pjesë e zonës kyçe nga klasteri baza, me çka fillojë dhe përfundojnë bisedimet me Unionin, ndërsa progresi përcillet gjatë gjithë procesit të bisedimeve

Promovimi i Strategjisë së re për reforma në administratën publike (2023 – 2030) është në ngjarjen “Administratë publike moderne, efikase dhe e digjitalizuar: Vizioni 2030. Ofrimi i shërbimeve publike më cilësore për qytetarët dhe sektorin privat”, organizuar nga Ministria e Shoqërisnë Informatike dhe Administratës, në bashkëpunim me SIGMA.

Në kuadër të ngjarjes, siç është paralajmëruar, do të prezantohet procesi i zhvillimit dhe mekanizmat për aplikimin dhe monitorimin e tij, si dhe synimet dhe prioritetet kryesore deri në vitin 2030 sipas fushave prioritare. 

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit