Monday, September 30, 2024
spot_img
BallinaKronika e zezëKosovë/ “Po vazhdojnë përpjekjet për ta mënjanuar rrezikun për jetë për njërin...

Kosovë/ “Po vazhdojnë përpjekjet për ta mënjanuar rrezikun për jetë për njërin nga rastet”

QKUK ka bërë me dije se katër nga 15 personat e lënduar nga shpërthimi i një bombole gazi në Kçiq të Mitrovicës janë duke u trajtuar në mjekim intensiv, tetë prej tyre në Kirurgji Plastike.

Kryeministri Albin Kurti i cili ka shkuar në mbrëmje në QKUK ka lënë të kuptohet se gjendja e njërit prej të lënduarve është më e rëndë duke shkruar se “po vazhdojnë perpjekjet e mëdha për të mënjanuar rrezikun për jetë për njërin nga rastet”.

Postimi i plotë:

Për diç më shumë se një orë, mjekët dhe infermierët kujdestarë në QKUK, i shpëtuan 15 qytetarë të aksidentuar nga shpërthimi i një bombole gazi në Kçiq të Mitrovicës.

Disa janë të lënduar lehtë, por ka edhe të lënduar rëndë me djegie të shkallës së dytë e të tretë. E falënderojmë personelin kujdestar për ndërhyrjen e shpejtë dhe angazhimin profesional, ndërkaq të plagosurve ju dëshirojmë shërim të shpejtë e të plotë. Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, dhe drejtori i ShSKUK-së, Elvir Azizi, ishin po ashtu sonte në Klinikën e Emergjencës dhe atë të Kirurgjisë Plastike ku po vazhdojnë përpjekjet e mëdha për të mënjanuar rrezikun për jetë në një nga rastet.

Nuk është aksidenti i parë i këtillë, qytetarët dhe familjet duhet të kenë shumë vëmendje te blerja dhe përdorimi i sigurt i gazit, gjithnjë sipas rregullave strikte, për shtëpitë dhe lokalet e tyre. Ndërkaq inspektoriatet dhe organet tjera përkatëse të mbikëqyrin rreptë respektimin e standardeve të duhura të bombolave të gazit në treg.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit