Thursday, November 21, 2024
spot_img
BallinaLajmeKosovë, Kurti kushtëzon largimin e policisë

Kosovë, Kurti kushtëzon largimin e policisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se mund të rishikohet largimi i Policisë nga ndërtesat e komunave në veri, por së pari bandat e dhunshme kriminale, duhet të kthehen në Serbi apo të hyjnë në burg. Kurti, për BBC tha se kryetarët e komunave në veri janë në zyrat e tyre dhe siç tha ai, kështu duhet të jetë.

“Në këto tri komuna, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan, i kemi tri ndërtesa, dhe nëse jo kryetarët, atëherë kush duhet të jetë në to? Nëse nuk janë për kryetarët, kujt i shërbejnë ato? Kryetarët janë në zyrat e tyre, dhe kështu duhet të jetë. Ne mund të rishikojmë largimin e Policisë nga këto ndërtesa, por së pari bandat e dhunshme kriminale, të cilat kanë sulmuar e plagosur gazetarët, policët tanë dhe ushtarët e NATO-s, duhet të kthehen në Serbi apo të futen në burg,” Albin Kurti, Kryeministër i Kosovës.

Ai tha se nuk mund të dorëzohet Republika demokratike te “milicia fashiste”.

“Ne nuk mund të dorëzojmë Republikën demokratike te kjo milicia fashiste, që paguhet nga një autokrat në Beograd, që ishte edhe ministër i propagandës së Millosheviqit. Ata nuk distancohen nga e kaluara nga Millosheviqi, nuk distancohen nga e tashmja nga despoti Vladimir Putin,” Albin Kurti, Kryeministër i Kosovës.

I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka folur për lidhur me tensionet në veri të Kosovës. Ai është shprehur për BBC se përshkallëzimi i tensioneve në veri ka qenë i shmangshëm. Ai ka thënë se përpjekjet e faktorit ndërkombëtar për t’u koordinuar me Qeverinë e Kosovës, kanë hasur në rezistencë.

“Ky përshkallëzim ka qenë pjesërisht rezultat i mosgatishmërisë së palës kosovare që ta dëgjojë komunitetin ndërkombëtar. Ajo i ka provokuar tensionet, në mënyrë të panevojshme, duke insistuar në shfrytëzimin e objekteve komunale. Nuk ka pasur nevojë që të shkohet në ato ndërtesa. Ato nuk e kanë ndonjë vlerë reale. Ato janë kryesisht të thata tani. Kurti na ka siguruar që ata kryetarë do të ushtrojnë vetëm autoritetet administrativ, për të kryer shërbime bazike komunale,” Gabriel Eskobar, I dërguar i SHBA-së për Ballkanin.

Dy përfaqësuesit ndërkombëtare Eskobar e Lajçak do të qëndrojnë të hënën dhe të martën në Kosovë dhe Serbi, ku do të angazhohen për de-përshkallëzimin e tensioneve në veri të Kosovës.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit