Monday, September 30, 2024
spot_img
BallinaLajmeKodi Zgjedhor, vazhdon praktika e ndryshimit në moment të fundit

Kodi Zgjedhor, vazhdon praktika e ndryshimit në moment të fundit

Kuvendi e mban praktikën e keqe që Kodin Zgjedhor ta ndryshojnë në momentin e fundit, edhe pse grupet punuese janë në përgatitje të një draft versioni në ndryshimet e Kodit Zgjedhor, por propozimi i tyre akoma nuk ka arritur në procedurë parlamentare. Deputetët vazhdojnë të mbesin të përmbajtur, ndërsa shumica parlamentare presin që të ketë një epilog përfundimtar deri në shpërbërjen e Kuvendit. Ndërsa partitë më të vogla, të cilat janë pjesë e shumicës parlamentare, por edhe atyre opozitare me qëndrim që realisht për këto ndryshime nuk ka kohë që e njëjta të futet në votim, dhe se të njëjtat nuk mund të kalojnë. Problemi sipas tyre është se partive të mëdha politike në vend, nuk u konvenon që të largohet programi i paguar zgjedhor, sepse pikërisht për këtë, ato parti i marrin mjetet më të mëdha.

Iniciativën për ndryshim e ka ngritë Lidhja Demokratike e Pavle Trajanovit dhe e njëjta ishte larguar nga Gjykata Kushtetuese. Trajanov shpjegon se me ligjin e vjetër janë të vendosur në një pozicion jo të barabartë. Ndërsa, nga KShZ-ja kanë bërë përllogaritjet e tyre.

“Në përputhje me Kodin Zgjedhor, zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale vendit do t’i kushtojnë 17 milionë euro, ndërsa më tepër se gjysma prej tyre apo rreth 10 milionë euro shteti do të duhet të ndajë për reklamim parazgjedhor të partive.”, – thuhet në komunikatën e KShZ-së.

Pas propozimit të tyre për heqjen e fondeve shtetërore ka qëndruar edhe kreu i Ministrisë së Drejtësisë, Krenar Lloga. Edhe pse një nga rekomandimet e ODIHR-it është që të mos ndryshohen rregullat zgjedhore të paktën gjashtë muaj para zgjedhjeve, në rregulloret tona ligjore ligjet mund të miratohen në një periudhë minimale prej dy ditësh.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit