Rafael Leao është bërë emër i përmendur në tregun e transfereve në ditët e fundit.
Sulmuesi portugez nuk po kalon momente të mira tek Milani dhe tashmë kanë nisur spekulimet për një largim të tij të mundshëm gjatë verës që vjen nga San Siro.
Futbollisti i krahut e ka zgjuar interesimin e klubeve të njohura evropiane, shkruan “Gazeta Express”.
Dje u tha se përfaqësuesi portugez mund të përfundojë në Francë pas përfundimit të këtij sezoni, më saktësisht tek gjiganti Paris Saint-Germain, i cili udhëhiqet nga sheikët arabë.
Ndërkohë, një tjetër klub që ka rënë në duar të pasanikëve, Newcastle United, ia ka vënë syrin lojtarit ofanziv.
Sipas mediave britanike, Bardhezinjtë do të mundohen ta transferojnë Leaon në verën që vjen përmes një ofertë të majme që do t’ia bëjnë Milanit.
“Rossoneri” nuk janë të interesuar ta shesin futbollistin, por një ofertë e parezistueshme do të mundë t’i ndryshonte hesapet.
Leao ka qenë njëri prej futbollistëve më të mirë në Serie A në vitet e fundit, por në këtë edicion ka ngecje dhe kjo rënie e formës së tij ka rezultuar edhe me pakënaqësi të tifozëve të klubit Kuqezi.