Monday, September 30, 2024
spot_img
BallinaLajmeKëta janë liderët që marrin pjesë në samitin për Ukrainën në Tiranë,...

Këta janë liderët që marrin pjesë në samitin për Ukrainën në Tiranë, në mesin e tyre edhe Osmani e Vuçiq

Tirana mirëpret sot Samitim Ukrainë-Europa Juglindore që nis në ora 11:00.

Për herë të parë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ndodhet në Tiranë. Nga fronti i luftës, Zelensky mbërriti mbrëmjen e djeshme në Shqipëri, për të marrë pjesë në Samitin për Ukrainën që mbahet sot.

Në këtë samit Kosovën do ta do ta përfaqësojë presidentja e vendit, Vjosa Osmani. Prezent në Samit pritet të jetë edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ai i Maqedonisë, Stevo Pendarovski e kryeministri kroat Adrej Plenkoviq.

Pjesë e takimit përmes teknologjisë do të jenë kryeministri grek Kyriakis Mitsotakis dhe presidenti turk Rexhep Taip Erdogan.

Prezente do të jetë edhe presidentja e Moldavisë Maia Sandu dhe Kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnje-Hercegovinës, Borjana Kristo.

Në orën 11:00 pritet që liderët të mbërrijnë në pallatin e Kongreseve ku do të zhvillohet më pas Samiti.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit