Monday, November 25, 2024
spot_img
BallinaLajmeKES do t’i shqyrtojë të hënën propozimet e reja për përllogaritjen e...

KES do t’i shqyrtojë të hënën propozimet e reja për përllogaritjen e pagave në sektorin publik

Qeveria deri të hënën duhet të bëjë simulime të reja për llogaritjen e pagave në sektorin publik, sipas propozimeve të ofruara nga sindikatat. Këtë dje e dakordkoi Këshilli Ekonomik -Social (KES) dhe njoftoi se negociatat po vazhdojnë.

Sipas sindikalistëve, ka zhvendosje nga “pika e vdekur”, ndërsa sipas zyrtarëve të qeverisë, është bërë përparim i dukshëm në negociatat.

Seanca e KES vazhdon të hënën.

“Ka zhvendosje nga “pika e vdekur”, por ne nuk shmangemi nga kërkesat tona. Ajo që u ofrua nuk ishte e pranueshme për ne. Do të shohim të hënën nëse do të ketë matematikë të re nga Qeveria, tha kryetari i Sindikatës së AOGJSHQ-së Tërpe Deanoski pas seancës së djeshme të Këshillit Ekonomiko-Social.

Sipas tij, rritje nga ana e Qeverisë nuk ishte ofruar.

“Për atë që biseduam dhe atë të cilën Buxheti mund ta përmbajë dhe ajo që ishte deklarata e FMN-së gjatë ditës së djeshme. Në ato drejtime u zhvilluan bisedimet sot. Por, ne nuk heqim dorë nga ajo që e kërkojmë, se duhet të jetë e lidhur me rrogën mesatare. Kishte ulje të caktuar në atë periudhë transitore siç e quan Qeveria, prej disa viteve shënoi akoma ulje, do të shohim nëse do të prnaohen përllogaritjet tona që do të lëshohen gjatë ditës së sotme apo të nesërme në Qeveri dhe të hënën ndoshta do të kemi informatë tjetër”, theksoi Deanoski.

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale (MPPS), nga ana tjetër, vlerësoi se diskutimi i djeshëm mes partnerëve social ishte konstruktiv.

“Në seancë është prezantuar Metodologjia për rritjen e pagave në sektorin publik, e cila propozon një periudhë të re tranzicioni nga viti 2023 – 2025, përkatësisht rritje të pagave për një periudhë 2.5 vjeçare. Pas diskutimeve konstruktive ndërmjet partnerëve socialë lidhur me propozimin, u konstatua se periudha e tranzicionit prej 2.5 vitesh është e pranueshme dhe përfaqësuesit e qeverisë do të bëjnë simulime të reja sipas propozimeve të ofruara nga sindikatat”, kumtoi MTSP.

Sindikatat konnsiderojnë se metodologjia e re që e propozon Qeveria për rrogat në sektorin publik mund të jetë zgjidhje e përhershme, por thonë se është tejet e gjatë periudha prej pesë viteve për harmonizim të Marrëveshjes së përgjithshme kolektive, siç është propozuar në të. Para fillimit të mbledhjes së sotme të KES-së, ata prositën se nuk do t’i pranojnë propozimet që ua ofron Qeveria për rritje të rrogave në sektorin publik për këtë vit.

Sindikatat konsiderojnë se metodologjia e re e propozuar nga Qeveria për pagat në sektorin publik mund të jetë zgjidhje e përhershme, por thonë se afati prej pesë vitesh për harmonizimin e Ko

Deanoski, ndërkaq, porositi se nuk do të prnaojnë asgjë në mbledhjen e sotme të KES-it dhe theksoi se gjatë kohë e cekin kërkesën e tyre që metodologjia të jetë e njejtë siç e kanë funksionarët – rrogë mesatare me koeficient.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit