Dëshira që do të mbetej, mbeti vetëm një ëndërr në Shqipëri, u bë realitet në Gjermani. Në vitin 1990 ishte larguar si refugjat për në Gjermani, por sot ai është një ndër emrat e njohur të kinematografisë gjermane dhe më gjerë.
Është ky aktori nga Tirana, Kasem Hoxha, i cili për më shumë se 30 vjet në Gjermani ka arritur të luajë në shumë filma televizivë dhe kinematografikë, në Gjermani dhe më gjerë.
Ai është pjesë e shumë filmave dhe serialeve, përfshirë këtu: Split Homicide, Tatort, Rohbau, Nji Prej Nesh, Bonnie & Bonnie, Professor T, The Albanian Virgin, Skylines e shumë të tjerë.
Kasemi sapo ka mbyllur xhirimet për sezonin e parë me tetë episode të komedisë së zezë gjermane ‘ACHTSAM MORDEN’ që do të jetë për Netflix World, sezonet e dy dhe tre do të xhirohen këtë vit, më 2024.
Kujtojmë se ai po ashtu ishte pjesë e shumë projekteve filmike shqiptare.