Sunday, November 24, 2024
spot_img
BallinaLajmeKardiokirurgu shqiptar nga Gjermania që kreu mbi 6 mijë ndërhyrje në zemër

Kardiokirurgu shqiptar nga Gjermania që kreu mbi 6 mijë ndërhyrje në zemër

Doktori që arriti të transplantojë 300 zemra te pacientët me nevojë

Të dëgjosh lajme për emra shqiptarë të suksesshëm në diasporë tashmë është bërë normale. Numrit të sukseseve në diasporë pa dyshim se i shtohet edhe mjeku kardiokirurg, Bedri Ramadani.

Platforma Albinfo.ch kësaj radhe sjell një storie suksesi në fushën e mjekësisë.

Bedri Ramadani është doktor në shtetin e Gjermanisë. Përfundoi me sukses studimet-specializimet e larta për mjekësi dhe tani ushtron profesionin e tij si mjek kardiokirurg në qytetin Dyseldorf.

Ai qe shumë vjet ushtron profesionin e tij në Universitätsklinikum Düsseldorf, klinikë kjo shumë e njohur për sukseset e ndërhyrjeve kardio.

Ai tashmë është ndër specialistët e rrallë në kardiokirurgji për ndërhyrjet minimalinvazive të valvulave të zemrës, posaçërisht rekonstruksioni i valvules mitrale, disektionet e aortes, por edhe transplantimet e zemrës, endokarditidi infekcioz dhe shumë ndërhyrje të kombinuara në zemër.

Doktor Ramadani thuhet se deri tani ka kryer me sukses mbi 6000 ndërhyrje në zemër dhe ka transplantuar zemrën e 300-të. 

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit