Bedri Ramadani është doktor në shtetin e Gjermanisë. Përfundoi me sukses studimet-specializimet e larta për mjekësi dhe tani ushtron profesionin e tij si mjek kardiokirurg në qytetin Dyseldorf.
“25 vite Kardiokirurgji, gjithcka filloi me 01.02.1999 ne Herzzentrum Duisburg dhe vazhdon ne Universitätsklinikum Düsseldorf”, është shprehur Bedriu.
Vlen të theksohet se ai që shumë vjet ushtron profesionin e tij në Universitätsklinikum Düsseldorf, klinikë kjo shumë e njohur për sukseset e ndërhyrjeve kardio.
Ai tashmë është ndër specialistët e rrallë në kardiokirurgji për ndërhyrjet minimalinvazive të valvulave të zemrës, posaçërisht rekonstruksioni i valvules mitrale, disektionet e aortes, por edhe transplantimet e zemrës, endokarditidi infekcioz dhe shumë ndërhyrje të kombinuara në zemër.
Doktor Ramadani thuhet se deri tani ka kryer me sukses mijëra ndërhyrje në zemër dhe ka transplantuar qindra zemra.
“Falemnderit te gjitheve qe me kane percjell ne kete rrugetim, posaqerisht shoqes sime, Flutra Ramadani dhe femijeve, Ledianit dhe Dalinës”, ka përfunduar ai.