Friday, November 22, 2024
spot_img
BallinaKurioziteteKamala para Trump, anketa e fundit me këtë rezultat

Kamala para Trump, anketa e fundit me këtë rezultat

Zëvendëspresidentja e SHBA Kamala Harris ka 50% mbështetje, ndërsa ish-presidenti Donald Trump ka 47% mbështetje në garën për presidencën, raportoi CNN në sondazhin e tij, të cilin e quan “sondazhi i të gjitha sondazheve”.

Ndërsa rezultatet janë brenda kufirit tipik të gabimit, ato tregojnë një ndryshim të lehtë në favor të Harris në krahasim me një sondazh para debatit të ABC News. Në atë kohë, sipas “sondazhit të të gjitha sondazheve” të CNN, Harris kishte 49% dhe Trump 48%.

“Andazhi i të gjitha sondazheve” të CNN përfshin rezultate mesatare nga 5 sondazhe të kryera pas debatit të ABC News të 10 shtatorit.

Sondazhi i sotëm i NBC News, ndërkohë, tregon Harris me 49% ndaj 44% të Trump, niveli më i ulët i mbështetjes për ish-presidentin në çdo sondazh që kur Harris hyri në garë në fund të korrikut.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit