Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi është duke raportuar në Komisionin për Integrime Evropiane.
Bislimi u përballë më disa pyetja nga anëtarët e partive opozitare, derisa u pyet edhe për çështjen e Banjskës, transmeton Telegrafi.
Deputetja Time Kadrijaj (AAK) tha se Qeveria ka aftësi që edhe dështimet të I kthej në sukses.
“Si është pjesa në veri po shihet gjendja. Keni marrë vendime të pa matura. Që katër muaj ka ndodhur sulmi terrorist, ende nuk kemi asnjë raport. Për mua është shqetësuese se si kanë ikur ata. Kush ka dhënë urdhër të krijohen korridore dhe të largohen ata. Me sa e di këtu udhëheqë qeveria, kush tregoni saktë. Dhe mos flisni për suksese, a kemi njohje a kemi anëtarësim në organizata kombëtarë”, tha ajo.
Ndërkaq, zëvendëskryeministri Bislmi reagoi duke thënë se anëtarët nuk kanë interesim për temën e investimeve.
“Ka 0 vëmendje për investime, po diskutohet për Bansjkë, Policia, korridoret. Ne jemi një qeveri që nuk ka asnjë aferë korruptive. Raportin duhet ta bëjë prokuroria, edhe ju bëni presion të publikohet ai. Nuk është mirë të thoni se nuk ka pasur anëtarësime, mos dezinformoni”, tha ai.
Pas fjalimit të Bislimit, reagoi sërish Kadrijaj duke pyetur për çështjen e njohjes së pasaportës nga Spanja.
“Njohja e pasaportës nga Spanja a është rezultat i super Gani Jakupit që paguhet mbi shtatë mijë euro, dhe a keni këshilltarë tjerë që paguhen kaq shumë”, pyeti ajo.
Kurse Bislimi tha “është e padobishme të flasë për tema që nuk i mbuloj unë, por sa i përket masave shumica vendeve mendojnë që janë të vendosura padrejtësisht”.
Diskutimet në Komisionin e Integrimeve Evropian po vazhdojnë./Telegrafi/