Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti arriti në Prishtinë, ku do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe me liderët e tjerë të opozitës shqiptare në Maqedoninë e Veriut, Afrim Gashin dhe Bilall Kasamin, shkruan TV21. Në takim do të jetë edhe lideri i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, për të cilin Mexhiti tha se kanë takime intensive që të bëhet pjesë e opozitës shqiptare.
“De jure nuk do të merr pjesë Vetëvendosja, sepse nuk është e regjistruar në RMV, mirëpo de fakto në listat e përbashkëta, është evidente që subjektet shqiptare, Lëvizja Demokratike, Lëvizja Besa, Alternativa, Vetëvendosja do të kenë lista të përbashkëta, jemi në takime intensive edhe me z.Taravarin”, theksoi Mexhiti./tv21.tv