Sunday, September 29, 2024
spot_img
BallinaLajmeIzet Mexhiti :Jemi në takime intensive me Taravarin, për mbledhjen te Albin...

Izet Mexhiti :Jemi në takime intensive me Taravarin, për mbledhjen te Albin Kurti në Prishtinë

Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti arriti në Prishtinë, ku do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe me liderët e tjerë të opozitës shqiptare në Maqedoninë e Veriut, Afrim Gashin dhe Bilall Kasamin, shkruan TV21. Në takim do të jetë edhe lideri i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, për të cilin Mexhiti tha se kanë takime intensive që të bëhet pjesë e opozitës shqiptare.

“De jure nuk do të merr pjesë Vetëvendosja, sepse nuk është e regjistruar në RMV, mirëpo de fakto në listat e përbashkëta, është evidente që subjektet shqiptare, Lëvizja Demokratike, Lëvizja Besa, Alternativa, Vetëvendosja do të kenë lista të përbashkëta, jemi në takime intensive edhe me z.Taravarin”, theksoi Mexhiti./tv21.tv

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit