Tuesday, November 5, 2024
spot_img
BallinaLajmeIsh-sekretari i Kuvendit, Ismet Krasniqi emërohet këshilltar i presidentes Osmani

Ish-sekretari i Kuvendit, Ismet Krasniqi emërohet këshilltar i presidentes Osmani

Ismet Krasniqi, ish-sekretar i Përgjithshëm i Kuvendit të Kosovës është emëruar këshilltar i presidentes Vjosa Osmani.

Sipas njoftimit të Presidencës, angazhimi i Krasniqit është vlerë e shtuar për kabinetin, ngase, sipas tyre, ai bart pas vetes një përvojë të gjatë institucionale e profesionale.

“Këshilltari Krasniqi ka qenë mbështetës profesional i të gjitha proceseve me rëndësi të veçantë për vendin tonë, duke filluar nga Pakoja e ish- Presidentit Ahtisari, përgatitja profesionale e teknike për shpalljen e Pavarësisë së Kosovës, përmbyllja e mbikëqyrjes së Pavarësisë, angazhimi teknik në përcjelljen dhe kompletimin e dokumentacionit për nevojat e delegacionit tonë në GJND, si dhe përgatitjet për amendamentet kushtetuese” – ka njoftuar Presidenca.

Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit të Kosovës, Ismet Krasniqi është pensionuar më 5 qershor 2023.

Ismet Krasniqi pozitën e sekretarit të Kuvendit të Kosovës e ka ushtruar që nga viti 2006.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit