Ministri i Jashtëm iranian ka paralajmëruar Izraelin nëse fillon një sulm – duke theksuar se çfarëdo sulmi mbi infrastrukturën iraniane do të kishte hakmarrje edhe më të fortë. “Çfarëdo sulmi që do të ndodhte kundër vendit tonë, përgjigja jonë do të ishte edhe më e fuqishme”, shtoi Abbas Aranghchi, transmeton Telegrafi. Ai tha se Izraeli e dinte “çfarë objektivash” brenda vendit ishin brenda mundësive të Iranit. Irani gjuajti një breshëri raketash kundër Izraelit javën e kaluar. Që atëherë, Izraeli është zotuar të hakmerret. Ka pasur shqetësime se ajo mund të përgjigjet duke synuar objektet energjetike të Iranit. Të premten, presidenti i SHBA, Joe Biden, tha se nuk mendon se Izraeli ka vendosur ende se si të përgjigjet.