P situatës së krijuar në Myftininë e Tetovës ku tani kemi 2 myfti, njëri Qani Nesimi i cili nuk e ka lëshuar fronin dhe tjetri i zgjedhur nga rijaseti Selver Xhemaili, imami i Xhamisë GamGam, Nuhi Ganija ka dal me një kërkesë deri te hoxhallarët e Tetovës për të dal prej ngërçit të krijuar.
“Me sebep të madh. Myftinia e Tetovës me dy myfti! Të nderuar hoxhallarë dhe kryetarë këshillash të xhamive në Myftininë e Tetovës. Për hirë të mbarvajtjesë dhe unitetit mbrenda Myftinisë së Tetovë po ju drejtohem me këtë kërkesë e cila sa është islame po aq është e arsyeshme dhe legjitime…
Kërkoj mbështetjen tuaj në këtë iniciativë fisnike që të thirret mexhlisi- kuvendi i Myftinisë së Tetovës, në këtë mbledhje duhet të ketë vetëm një pikë në rendin e ditë: – Zgjedhjen e myftiut të ri të Myftinisë së Tetovës. Duke u nisur nga fakti që Myftinia e Tetovës gjendet në një situata tejet të pa lakmueshme, zgjedhja e vetme është thirrja e mexhlisit,të cilën mbledhje duhet ta udhëheq hoxha më i moshuar, i cili është në mardhënie pune…Të nderuar kuvendar të mexhlisit!Fjalën e fundit në të ardhmen duhet ta thotë kuvendi…Le të zgjidhet më meritori në mesin e hoxhallarëve. Zoti na ndihmoftë” ka deklaruar imami Ganija.