Nga MPB për TV21 sot kanë dhënë informacione shtesë në lidhje me vdekjen e shtetasit turk që po punonte në ndërtimtari në Shkup, përcjell TV21. Bëhet fjalë për një 34-vjeçar me iniciale F.A. , ndërsa rasti sipas MPB-së është raportuar rreth orës 18:40.
“Me datë 02.05.2023 në ora 18:40 në SPB-Shkup është raportuar se nga një objekt në ndërtim në zonën e Qendrës është lënduar punëtori F.A.(34) nga Republika e Turqisë, me vendbanim të përkohshëm në Shkup. , i cili është transferuar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” për dhënie të ndihmës mjekësore. Nga plagët e marra F.A. ka vdekur pak më vonë”, thonë mes tjerash nga MPB duke shtuar se trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për obduksion./tv21.tv