Saturday, November 23, 2024
spot_img
BallinaKronika e zezëMenduh Thaçi dënohet me dy vite burg për rastin “Titanik 2”

Menduh Thaçi dënohet me dy vite burg për rastin “Titanik 2”

Gjykata Themelore Penale – Shkup sot shpalli aktgjykimin për rastin “Titanik 2”, lëndë e cila ka të bëjë me parregullsitë në zgjedhje për të cilat mes tjerash akuzohen ish drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov i cili dënohet me 2 vjet burg dhe lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi shpallet fajtor dhe dënohet gjithashtu me 2 vjet heqje lirie.

Sasho Mijallkov dënohet me 2 vjet burg
Menduh Thaçi dënohet me 2 vjet burg
Bedredin Ibrahimi dënohet me 2 vjet burg, i llogaritet dhe koha e paraburgimit.
Aneta Stefanovska dënoeht me 2 vjet burg
Vllatko Shajkovski dënohet me 2 vjet burg dhe Sasho Srcev gjithashtu dënohet me 2 vjet burg.

Në seancën e sotme nuk morën pjesë Sasho Mijallkov dhe Menduh Thaçi.

Ndryshe me aktgjykimin e parë të shpallur më 8 mars 2019, të akuzuarit u dënuan me 19 vjet e 8 muaj burg, por në dhjetor të po atij viti, Gjykata e Apelit në Shkup e prishi aktgjykimin dhe e ktheu lëndën në rigjykim.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit