Sunday, November 24, 2024
spot_img
BallinaKurioziteteHaxhiu për rastin Dehari: Përgjegjës për vrasjen më të rëndë në Kosovë...

Haxhiu për rastin Dehari: Përgjegjës për vrasjen më të rëndë në Kosovë ata që ishin në Qeveri para shtatë vitesh

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu nuk shprehet optimiste për zbardhjen e rastit të Astrit Deharit, për çka deklaron se vetëm “ekipet profesionale” mund ta trajtojnë këtë rast.

Teksa flet për opozitën përmend edhe rastin e Astrit Deharit, ku thotë se përgjegjës, siç shprehet ajo, të vrasjes më të rëndë në Kosovë, janë të gjithë ata që kanë qenë para shtatë vitesh në qeveri.

“Konsideroj që është shumë e rëndësishme drejtësia për rastin Dehari. Drejtësia para se gjithash është borxh për familjen Dehari, për qytetarët e Republikës së Kosovës, për vet jetën e Astrit Deharit dhe veprimtarinë e tij. Nuk mund thjesht të ketë një neglizhencë një krimi të rëndë, siç ka ndodhur ndaj Astritit, por me qasjen që kemi parë deri më tani në qoftë se nuk ka ndryshim dhe ekipe profesionale që do ta trajtojnë këtë rast, natyrisht që nuk mund të jem optimiste. Prandaj pres që kjo të ndryshohet në kuptimin që të kemi drejtësi për rastin Dehari”, shprehet ajo për Kosovapress.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit