Monday, September 30, 2024
spot_img
BallinaLajmeHaradinaj takohet me Ramën në Tiranë, i kërkon ndihmë për Kosovën

Haradinaj takohet me Ramën në Tiranë, i kërkon ndihmë për Kosovën

Ish-kryeministri i Kosovës dhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se po qëndron për një vizitë në Tiranë ku edhe është takuar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Në këtë takim, që vjen në një moment kur raportet në mes të dy Qeverive janë në një nivel tejet të ulët, Haradinaj ka thënë se kanë diskutuar pikërisht për sfidat që e presin Kosovën në aspektin e dialogut dhe integrimeve.

Kreu i AAK-së i cili po ashtu në të kaluarën ka pasur përplasje me Edi Ramën, ka thënë se i ka kërkuar kryeministrit të Shqipërisë që në të gjitha nivelet të ndihmojë Kosovën në tejkalimin e sfidave dhe të përshpejtojë integrimin e vendit.

Njoftimi i plotë i Haradinajt:

Sot në Tiranë një takim vëllazëror me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Diskutuam për zhvillimet që po kalon Kosova, Shqipëria dhe rajoni dhe për proceset që na presin, veçanërisht për sfidat e Kosovës në çështjet që kanë të bëjnë me dialogun, sigurinë dhe perspektivën e integrimeve euro-atlantike.

I kërkova kryeministrit shqiptar që në të gjitha nivelet e bisedave me faktorin ndërkombëtar e kombëtar të ndihmojë në tejkalimin e sfidave që i ka Kosova dhe të përshpejtojë integrimin e saj.
E falënderova përzemërsisht për kujdesin e tij dhe të Shqipërisë në këtë periudhë jo të lehtë që po kalon Kosova.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit