Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi tha për RTV21 në Prishtinë se pesë oligarkë maqedonas, të cilët fituan pasuri të madhe përmes privatizimit krijuan një qendër ekonomiko-politike kundër BDI-së dhe duan ta ndalojnë qeverisjen e kësaj partie, raporton TV21.
“Atyre u pengon që po ndërtohet Korridori 8, një projekt 1.5 miliard euro, i pengon rruga e Arbërit, i pengon faktorizimi i shqiptarëve në Maqedoni. Atyre i shqetëson fakti që BDI e udhëheq vendin, qeverisë Artan Grubi, qeverisë Ali Ahmeti”, tha Grubi.
Sipas tij, qëllimi i këtij grupi njerëzish është që të ndalet kjo qeverisje dhe të mundësohet qeverisja e përbashkët e dy partive VMRO-DPMNE dhe LSDM, që shqiptarët të mbeten anash, ose të gjejnë një shqiptar që do tu shkoj për qejfi.