Një grua britanike që ka mbajtur një festë gjigante divorci në Spanjë ka paguar shpenzimet me çekun e parë të pagesës nga ish-bashkëshorti.
Festa masive u mbajt në një vilë në Malaga ku gruaja kishte ftuar rreth 20 gra shoqe te saj dhe kishte porositur “gurabijet më të mëdha të valentinit” që kishin kushtuar më shumë se 20 000 euro, raporton rrjeti Metro.co.uk
E ftuara 42 vjeçarja Baker Debbie Wingham, tregonte se në festë kishin mbajtur dhe një lojë të “vrasjes misterioze”, një performancë Tango nga teatri muzikal ‘Chicago’, dhe sesione fotografish.
Madje në fund të festës e divorcuara e paidentifikuar kishte shpërndarë zarfe me rreth 10,000 euro për mikeshat, bashkë me ëmbëlsirat e rastit.
Organizatorja e festës Debbie, nga Doncaster, tha se gurabija gjigante ishte atraksioni kryesor i festës, teksa ishte bërë me 30 vezë, 600 lule të ngrënshme dhe ishte 1.5 metra e gjerë.
“E divorcuara e re tha se kështu e kishte menduar të niste kapitullin e ri të jetës, duke i dhënë zemër miqësisë me shoqet e saj femra”, tha deshmitarja.
Eventi ekstravagant ishte organizuar nga grupi DM Promotions, të cilët thonë në faqen e tyre se kanë punuar më parë dhe me Rita Ora e Rihanna.