Dje në ora 11:40 në SPB Tetovë është raportuar se në rrugën “Kosovska” në Tetovë një automjet i pasagjerëve ka goditur 64-vjeçarin T.A nga Tetova, pas çka është larguar nga vendi i ngjarjes, shkruan Alsat.
“Dje (10-janar) në orën 11:40 në SPB-Tetovë është raportuar se në rrugën “Kosovska” në Tetovë një automjet i panjohur pasagjerësh ka goditur këmbësorin 64-vjeçar T.A. nga Tetova. Në aksident, këmbësori ka pësuar lëndime të rënda trupore të konstatuara në Spitalin Klinik të Tetovës. Në vendin e aksidentit hetime ka kryer ekipi nga Sektori i Punëve të Brendshme-Tetovë dhe janë marrë të gjitha masat për gjetjen e automjetit pjesëmarrës në aksidentin e trafikut”, thuhet në njoftimin e SPB- Tetovë.