Monday, November 25, 2024
spot_img
BallinaLajmeGjendet edhe një pjesëtar i grupit terrorist i vrarë në Banjskë

Gjendet edhe një pjesëtar i grupit terrorist i vrarë në Banjskë

Ka shkuar në katër numri i sulmuesve të vrarë, pjesë e grupit terrorist në Banjskë të Zveçanit.

Burime të KALLXO.com bënë të ditur se trupi i personit të vrarë është gjetur me uniformë gjatë kontrolleve të Policisë së Kosovës në Banjskë.

Një kontroll i detajuar ka nisur sot në mëngjes në zonën përreth Manastirit të Banjskës.

KALLXO.com merr vesh se Policia e Kosovës është urdhëruar të kontrollojë zonën malore prej nga u arratisën personat e dyshuar për sulmin terrorist.

Prova të reja, pajisje e materiale janë gjetur e konfiskuar në orët e fundit nga vendi i ngjarjes në të cilin për orë të tëra gjatë ditës së djeshme pati  shkëmbime me armë zjarri mes një grupi terrorist dhe Policisë se Kosovës.

Siç mëson KALLXO.com edhe një dron është konfiskuar i cili i përkiste grupit terrorist po ashtu janë konfiskuar edhe shumë automjete të ndryshme.

Pjesëtari i Policisë së Kosovës Agrim Bunjaku u vra, një u plagos dhe një tjetër u lëndua, pas një sulmi nga persona të armatosur në Banjskë të Zveçanit, rreth orës 3 të mëngjesit të së dielës.

Organet e rendit zyrtarisht kanë konfirmuar se tre sulmues janë vrarë dhe gjashtë të tjerë janë arrestuar, dy prej tyre të uniformuar dhe katër të tjerë që ndihmonin në operacion përmes radiolidhjeve.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit