Saturday, November 23, 2024
spot_img
BallinaLajmeGir: Flamuri i BE-së nuk mund të vendoset te ligjet për korridoret

Gir: Flamuri i BE-së nuk mund të vendoset te ligjet për korridoret

Qeveria nuk ka të drejtë ta përdorë flamurin e BE-së në ligjet për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10D. Ambasadori i BE-së Dejvid Gir në Programin 200 në Alsat tha se qeveria nuk mund të përdorë flamurin e BE-së vetëm se ka probleme me miratimin e ligjeve apo për të shkurtuar debatin. Sipas Gir, flamuri i BE-së mund të përdoret vetëm në ligjet që kanë të bëjnë me harmonizimin e legjislacionit të BE-së.

“Sa i përket korridoreve 8 dhe 10D, ne e kemi thënë qartë se janë rrugë strategjike, por në këto ligje nuk ka asgjë me sa e dimë, sa i përket harmonizimit me standardet evropiane. Prandaj ne deklaruam se nuk mund ta përdorni flamurin evropian meqenëse keni vështirësi në procedurat parlamentare apo që të shkurtoni konsultimet”, deklaroi ambasadori i BE-së në Shkup Dejvid Gir në Programin 200 në Alsat.

Ambasadori i BE-së Gir tha se Bashkimi Evropian ndjek nga afër edhe aspektet e tjera lidhur me ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10D.

“Sa i përket çështjes lidhur me kontratën me kompaninë Bektel&Enka, ne jemi në kontakt me autoritetet për t’u siguruar se janë në vijë me obligimet që janë marrë në kuadër të raporteve tona bilaterale, në atë që e quajmë Marrëveshja për Stabilizim dhe Asociim por gjithashtu me ligjet dhe standardet evropiane”, deklaroi ambasadori i BE-së në Shkup Dejvid Gir në Programin 200 në Alsat.https://www.facebook.com/watch/?v=641588211117589

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit