Saturday, November 23, 2024
spot_img
BallinaKurioziteteBota e muzikës“Festivali i këngës dhe valles shqiptare”, një festë për shqiptarët në Nju...

“Festivali i këngës dhe valles shqiptare”, një festë për shqiptarët në Nju Jork

Mbrëmë në Nju Jork u mbajt Festivali i këngës dhe valleve shqiptare. Ky ishte edicioni i 32 me radhë, i organizuar nga Qendra Kulturore “Nënë Tereza”, pranë Kishës Katolike “Zoja e Shkodrës”, në ambientet e “The Performing Arts Center, Purchase College NY”.

Është festivali më i madh kulturor shqiptar në SHBA, traditë e çimentuar tashmë e bukur dhe e pasur me melodinë shqipe dhe e mbështetur nga kisha e përmendur. Mrekullia e mbrëmjes qe na dhuroi kënaqësi dhe hare ishin fëmijët. Mbi pesëdhjetë fëmijë, vallëzonin si yje me veshjet e tyre të larmishme kombëtare. Shpresë e madhe kjo, e vazhdimësisë të mos asimilimit tonë kombëtar, sepse në mesin e atyre ka fëmijë qe janë edhe të brezit të katërt në Amerikë.

Grupe artistike të ardhur nga Detroiti, Bostoni, New Jersey, Struga, Labëria kanëë kontribuar në këtë festival të kthyer tashmë në një aktivitet tradicional, kulturor, atdhetar dhe komunitar.

Festivali është organizuar edhe nën përkujdesjen dhe bashkëpunim me grupin artistik “Rozafati” që drejtohet nga koreografia e shquar Angjelina Nika “Mjeshtër i Madh” personalitet absolut i etnosit dhe kulturës kombëtare në mërgatën e Amerikës. Drejtori artistik i programit Agim Kola, bashkë me famullitarin e Kishës Katolike “Zoja e Shkodrës” Dom Pjetër Popaj kanë ngritur një orkestër folklorike duke bashkuar artistët më të shkëlqyer e më të shquar shqiptarë në Amerikë.

Në program ka marrë pjesë edhe Shoqëria kulturore artistike “Bashkimi Kombëtar”, pastaj grupi “Rugova”. Ky i fundit, ka prezantuar “Vallen e Shpatave”, të cilën mbrëmë e pamë më ndryshe se herëve të tjera. Ishte një valle e shpatave e modernizuar dhe e kombinuar me valltarë vajza dhe djem, ku veshja e bukur e rugovasve i jepte skenës magji.

Mbrëmë kënduan edhe amerikanet shqip. Nën udhëheqjen artistike të Raif Hysenit dhe Merita Halilit me një potpuri popullore, ata falën emocione te papërshkruara për të pranishmit në sallë.

Një punë serioze që bën dhe e organizon kisha katolike shqiptare por që gjithmonë quhet dhe identifikohet si Festivali shqiptar. Ky festival u mbështet dhe nga media e komunitetit, si televizioni “Kultura Shqiptare”, kështu që këtë ngjarje do ta kemi ne ekranet tona në ditët në vijim.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit