Gjatë spektaklit të së shtunës të “Big Brother Vip Albania”, Ledion Liço tha se femrat e këtij “Big Brother-i” janë më të fortat e çdo sezoni më parë.
Për këtë deklaratë të prezantuesit, ka ardhur një reagim nga ish-banorja dhe një nga konkurrentet më të forta të BBVA2, Olta Gixhari.
Aktorja ka ripostuar nga një faqe e fansave të saj në InstaStory, një fotografi të sajën ku shkruhet: “Unë pasi Ledioni tha që ky BB ka femrat më të forta dhe më të bukura që ka patur ndonjëherë bigu”, dhe ku shihet duke qëndruar në një pozicion “gjykues”.
Postimin ajo e ka shoqëruar me shkrimin: “Ledion, ne nuk jetojmë në ashenser, të dëgjojmë”, me shaka duke rikthyer në vëmendje momentin e Meri Shehut që ashensorit i thoshte “ashenser”.
Olta Gixhari mbahet mend si lojtare shumë e fortë që u bëri ballë shumë debateve e sfidave të ndryshme brenda shtëpisë, në edicionin e dytë të Big Brother Vip Albania.