Wednesday, November 27, 2024
spot_img
BallinaLajmeEurodeputeti bullgar i referohet presidentit serb si “Vlladimir Vuçiq”

Eurodeputeti bullgar i referohet presidentit serb si “Vlladimir Vuçiq”

Në debatin lidhur me zhvillimet e fundit në veri të Kosovës, eurodeputeti bullgar, Ilhan Kyuchyuk, hodhi kritika në drejtim të Serbisë.

Ai, gjatë fjalimit të tij, presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, iu referua si “Vlladimir Vuçiq”.

“Mesazhi ynë duhet të jetë i qartë për presidentin Vlladimir Vuçiq dhe administratën e tij. Qëndrimi ushtarak dhe përshkallëzimi i tensioneve nuk janë hapi përpara”- u shpreh ai.

Në debatin e zhvilluar sot në Parlamentin Europian pati shumë kritika edhe për politikën e BE-së ndaj Serbisë.

Disa eurodeputetë bënë thirrje për hetim ndërkombëtar dhe që përgjegjësit e sulmit ndaj Policisë së Kosovës në veri të vihen para drejtësisë.

Afrim Bunjaku, rreshter i Policisë së Kosovës, u vra, një polic tjetër u plagos e një tjetër u lëndua nga ky sulm, ndërsa Policia u sulmua disa herë radhazi nga grupi terrorist deri sa këta të fundit ikën në drejtim të Serbisë.

Në ditën kritike Policia sekuestroi 24 automjete, dy autoblinda e arsenal të madh armatimi luftarak që i kishte grupi terrorist.

Tre persona nga ky grup u vranë e disa të tjerë u arrestuan.

Trupat e tre të vrarëve iu dorëzuan më 30 shtator 2023 familjarëve të tyre pas përfundimit të procedurave të nevojshme nga organet kompetente.

Ish-nënkryetari i Listës Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë, që ka edhe mbështetjen e Qeverisë serbe – Millan Radoiçiq ka marrë përgjegjësinë për sulmin ndërsa ka dhënë dorëheqje nga posti në partinë që i përkiste.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit