Sunday, September 29, 2024
spot_img
BallinaLajmeErdogan njofton ndryshime të reja në Kushtetutën turke

Erdogan njofton ndryshime të reja në Kushtetutën turke

Duke folur për gazetarët pas mbledhjes së kabinetit të mbajtur këtë të hënë në Ankara, Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan kujtoi se ndryshimet e reja në Kushtetutë ishin një nga prioritetet e qeverisë së re të zgjedhur majin e kaluar.

Kushtetuta aktuale turke, e hartuar pas grushtit të shtetit të vitit 1980, deri më tani ka pësuar disa ndryshime.

Me hapjen e Asamblesë sonë Kombëtare do të përmbushim premtimet që i kemi bërë kombit tonë, veçanërisht për shaminë dhe mbrojtjen e familjes. Në 100-vjetorin e demokracisë sonë, ne duam të shpëtojmë Republikën turke nga kushtetuta e grushtit të shtetit dhe ta kombinojmë atë me një kushtetutë politike”, tha presidenti turk.

Lidhur me ecurinë e ekonomisë, ai tha se zëvendëskryeministri Cevdet Yilmaz ka informuar kabinetin për planin afatmesëm, i cili është një udhërrëfyes për qeverinë turke.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit