Friday, December 13, 2024
spot_img
BallinaLajmeErdhi nga Norvegjia në vendlindje, shqiptarja ndjek ëndrrën e saj

Erdhi nga Norvegjia në vendlindje, shqiptarja ndjek ëndrrën e saj

“Doja të krijoj diçka që mendoj se është e rëndësishme për Kosovën dhe diasporën”

Ardijana Rexhaj është shqiptarja e cila deri para pak kohësh jetonte dhe vepronte në shtetin e Norvegjisë. Ajo kishte shumë dashuri për vendlindjen dhe vendosi të kthehej, mirëpo me synime të qarta, përcjell albinfo

“Kam pasur qejf të bëj diçka për veten, ta sfidoj veten, por, gjithashtu, të krijoj diçka që mendoj se është e rëndësishme për Kosovën dhe diasporën. Ajo më ka shtyrë tani më shumë përpara” – kështu e nis rrëfimin e saj Ardijana Rexhaj, e cila është themeluese e platformës “Kerkoj.com”. Nga zyra e saj jo larg qendrës së Prishtinës Ardijana udhëheq këtë platformë për shitje, blerje dhe dhënie me qira të pronave dhe gjërave të tjera.

Tash e tre vjet, ajo mundëson komunikim të përditshëm me klientë gjithandej Kosovës e më gjerë.

Për të realizuar këtë ide, 32 vjeçarja, me prejardhje nga Istogu, u zhvendos nga Norvegjia. “Në fillim kur kam ardhur dhe kam kërkuar të bashkëpunoj me kompani të ndryshme, shumë kanë menduar se do të rri një vit dhe do të kthehem”- ka thënë ajo. Ardijana ishte katër vjeçe kur familja e saj migroi në Norvegji.

Kujton se në vitet e para kishte shumë barriera, sidomos të gjuhës, por me kalimin e kohës u integrua. Në këtë shtet ajo kaloi 25 vjet të jetës së saj dhe në Oslo diplomoi në fushën e administrimit të biznesit.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit