Sunday, September 29, 2024
spot_img
BallinaLajmeCilat janë shqiptaret më të kërkuara në Google?

Cilat janë shqiptaret më të kërkuara në Google?

Hulumtimi i fundit, i bërë nga dua.com, analizoi mbi 135 milionë kërkime në Google në 12 muajt e fundit, për të përcaktuar 150 femrat më të suksesshme dhe të famshme shqiptare.

Rezultatet e këtij hulumtimi jo vetëm që vijnë në kohën perfekte – më 8 Mars, Ditën Ndërkombëtare të Gruas – por gjithashtu ofrojnë një këndvështrim në interesimin e njerëzve në mbarë botën për suksesin e femrave shqiptare.

Është inkurajuese të shohësh që jo vetëm femrat shqiptare nga diaspora po ndikojnë në botë, por edhe femrat e vendlindjes, siç janë Era Istrefi dhe Elvana Gjata.

Në listën e 150 femrave më të famshme shqiptare, nuk mungonin dhe emrat e femrave të mahnitshme, si: Diona Fona, Xhemi Shehu, Amanda Lajcaj, Vildane Zeneli, Vlora Çitaku, Anjeza Shahini. Në vijim rendisim femrat më të suksesshme shqiptare në kategori të ndryshme.

Ne vijim rendisim femrat me te suksesshme shqiptare

Muzikë

Fituesja e çmimit “Grammy”, Dua Lipa, jo vetëm që është e renditur në vend të parë në këtë kategori, por edhe në gjithë listën e këtij hulumtimi. Pas saj, rankohen këngëtaret e hiteve të shumta botërore, Rita Ora dhe Bebe Rexha. Në top 10-shen e kësaj liste nuk ka munguar as Era Istrefi, e cila i theu kufijtë e suksesit me këngen “BonBon” në vitin 2016.

Aktrim

Në këtë kategori kryeson Eliza Dushku, aktorja e parë shqiptare e cila ka prekur Hollywood-in. Në vendin e 11 rankohet Elvana Gjata, e cilat njihet për suksesin e filmit ‘Dy gisht mjaltë’. Pas saj, renditet aktorja e famshme Almeda Abazi, e cila u zgjodh edhe “Miss Globe Universe” më 2008.

Influencer

Influencerja e njohur, Melissa, renditet e 5-ta në gjithë listën e këtij hulumtimi – me 4.4 milionë kërkime në vit. Pas saj nuk mungon edhe emri i njërës nga figurat më të njohura shqiptare, Luana Vjollca. Vetëm dy numra më poshtë listohet Oriola Marashi, me 145’200 kërkime në vit.

Sport

E nominuara për Top të Artë në kategorinë e femrave në futboll, Kosovare Asllani kërkohet rreth 594’000 herë në vit – duke u rankuar kështu si femra më e kërkuar shqiptare në këtë kategori. Majlinda Kelmendi radhitet pas saj në këtë listë, me 28’800 kërkime në vit. Xhudistja Distria Krasniqi i bashkohet kësaj liste në vend të tretë, me 8640 kërkime në vit.

Hulumtimi për femrat shqiptare më të kërkuara në Google hedh dritë mbi interesimin e njerëzve kur bëhet fjalë për femrat shqiptare. Të dhënat sugjerojnë se figurat publike që shkëlqejnë në fusha të tilla si muzika, aktrimi dhe sporti priren të jenë më të kërkuarat.

Megjithatë, është e rëndësishme të theksohet se rezultatet e këtij hulumtimi nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht arritjet ose ndikimin shoqëror të këtyre individëve, por tregon më shumë interesimin e njerëzve për këto personalitete.

TOP 10

RenditjaEmriKërkimet vjetore
1Dua Lipa73,4 Mio
2Rita Ora, Bebe Rexha12,0 Mio
3Ava Max9,8 Mio
4Nënë Tereza8,1 Mio
5melimtx4,4 Mio
6Eliza Dushku1,7 Mio
7Rina Lipa1,6 Mio
8Kida, Anna Oxa880’000
9Dhurata Dora720’000
10Era Istrefi, Kosovare Asllani594’000
ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit