“Vajza ime ka notë mesatare 9.18 dhe ajo rri në shtëpi fëmijët tjerë më ikën në kurbet” kështu e shprehet për TS një pensionist i cili ka shkolluar fëmijët për të qëndruar në vendlindjen e tij në Dobrosht të komunës së Tearcës.
Ai thotë se drejtoresha e shkollës “Faik Konica” në Dobrosht të komunës së Tearcës ka punësuar një shoqen e saj edhe pse ajo nuk i ka notat si vajza e tij por i ka notat me 6.
Gazetari i TS, ka qëndruar mbi dy orë para derës së drejtoreshës për të marrë prononcim në lidhje me punësimin e shoqes e duke anashkaluar kandidaten me notën më të madhe që kanë konkuruar, por ajo nuk deshi të prononcohet madje sipas nxënësve ajo ka qëndruar në zyrë me derën mbyllur.
Vlen të theksohet se drejtoresha është bashkëshortja e shefit të arsimit të komunës së Tearcës që mund të kuptohet si nepotizëm.
Prindi i kandidates me notë 9.18 hedh akuza edhe për një funksionar të lartë të BDI-së, Shaban Memetin pasi sipas tij ai vendos për gjithçka në komunën e Tearcës.
Kryetari i komunës së Tearcës për TS ditë më parë u shpreh se është i njoftuar me rastin se si është emëruar drejtoresha, por ai tha se e ka gjetur këtë rast që nga kryetari i më parshëm.
Kryetari Nuhi Neziri u shpreh për TS se do të shqyrtojë këtë dhe mund të ketë masa të tjera madje u shpreh se mund të largohet nëse evindetohet se ka shkelje dhe nepotizëm, nëse nuk ka shkelje ligjire ka shkelje morale.
Nepotizëm dhe punësime partiake ka në çdo komunë, në çdo shkollë dhe në çdo institucion.