Tuesday, October 1, 2024
spot_img
BallinaLajmeDigjen 5 vetura në Shkup, shkak kullosa e djegur

Digjen 5 vetura në Shkup, shkak kullosa e djegur

Pesë automjete pasagjerësh janë prekur nga zjarri që shpërtheu pasditen e sotme në ish-vendin e poligonin për automjete nën Kalanë e Shkupit dhe për shuarjen e tij u përfshinë katër zjarrfikëse dhe 13 zjarrfikës. Sipas të dhënave paraprake, shkak i zjarrit ka qenë djegia e barit të thatë. Ai u vu nën kontroll nga një ekip prej 12 zjarrfikësve.

– Rreth orës 13:25 në SPB Shkup është raportuar se në parkingun pranë ish-poligonit, ka rënë zjarr pasi është djegur kullosa e thatë.

Njëkohësisht nga zjarri janë djegur pesë vetura. Nuk ka persona të lënduar. Zjarri është lokalizuar, ndërsa sipas udhëzimeve të inspektorit nga SPB Shkup po thirren pronarët e veturave që i kanë lënë në parkingun e egër. Inspektim dhe dokumentacion do të bëjë SPB Shkup – njoftojnë nga MPB.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit