Monday, September 30, 2024
spot_img
BallinaKurioziteteDiaspora shqiptare, ende e pafaktorizuar në realitetin gjerman

Diaspora shqiptare, ende e pafaktorizuar në realitetin gjerman

“Mund të themi se diaspora kreu detyrat e dala nga ajo kohë krizash dhe tani gjendet para sfidës, se cilat janë detyrat e saj ne vazhdim”, thotë për albinfo.ch ambasadorja e nderit e Shqipërisë në Gjermani, Anduena Stephan

Anduena Stephan është ambasadore nderi e Shqipërisë në Gjermani. Në një intervistë për albinfo.ch ajo flet mbi evoluimin e diasporës shqiptare në Gjermani, e cila tashmë po futet në gjeneratën e katërt, për aktivitetet e kësaj diaspore, ndihmesën që e japin shtetet nga të cilat vjen kjo diasporë për të mbajtur gjallë traditat kombëtare jashtë vendit etj.

Albinfo.ch: Zonja Stephan, prej një kohë të gjatë jeni pjesë e pandashme e aktiviteteve të diasporës. Çka mund të thoni pas kësaj përvoje shumëvjeçare, si është e organizuar diaspora shqiptare në Gjermani?

Anduena Stephan: Diaspora shqiptare që vjen nga shtete të ndryshme, por rrjedh nga një trung kombëtar, është një diasporë që ndërkohe është futur në gjeneratën e katërt.

E rëndësishme është që pavarësisht se jemi gati në gjeneratën e katërt prapë ndihet një nevojë e saj në identifikimin me kombësinë, kulturën dhe historinë e saj.

Kjo është edhe baza që krijon nevojën për aktivitete të ndryshme. Në Gjermani diaspora ka qenë e organizuar në shoqata që kanë qenë aktive në promovimin e identitetit kombëtar, por edhe në promovimin e kulturës dhe letërsisë shqiptare. Është një diasporë që ka qenë shumë aktive në situata kritike si lufta në Kosovë, konflikti në Maqedoni por edhe situata në Shqipëri mbas vitit 1990. Mund të themi se diaspora kreu detyrat e dala nga ajo kohë krizash dhe tani gjendet para sfidës, se cilat janë detyrat e saj ne vazhdim.

Cilat janë këto detyra?

Nëse do t`i agregonim të dyja do të kishim dy detyra kryesore. Njëra është përmirësimi deri në një situatë optimale i integrimit të saj këtu sepse diaspora shqiptare nuk është si diaspora të themi greke ose turke. Ajo nuk është faktorizuar ende në realitetin gjerman. E dyta, në qoftë se mendohet se diaspora është një urë shumë e shëndetshme që mund të lidhë vendin nga ka emigruar, vendin

ku jeton përsëri me vendin nga ka emigruar, ky rol i diasporës nuk është i përkufizuar pra nuk ka një „action list“  se cilat janë detyrat që do të mund të merrte kjo diasporë. Duke pasur parasysh se ka një jetë komplekse, ka një familje, ka jetën private, aktiviteti dhe angazhimi për të dhënë diçka nga vetja në të mirë të vendit të origjinës është një aktivitet i posaçëm. Për sa kohë kjo mbetet difuze, edhe angazhimi mbetet difuz dhe i mjegullt. Për sa kohë neve nuk e kemi arritur akoma që këtë diasporë ta strukturojmë atëherë edhe aktivitetet mbeten të rralla, spontane dhe efekti i tyre për vazhdimësi le shumë për të dëshiruar.

A lindi nga kjo situatë që po e përshkruani edhe ideja për krijimin e një forumi gjithëkombëtar në landin e NRW-së?

Po. Kjo ishte arsyeja nga lindi ideja për krijimin e një forumi shqiptar në këtë pjesë të Gjermanisë. Landi Nordrhein-Westfalen që është landi me numrin më të madh të popullsisë së landeve të Gjermanisë është njëheresh edhe landi me diasporën më të madhe në Gjermani. Në këtë forum do të jenë të përfaqësuar shoqatat, bizneset por edhe individët ku të gjithë do të kenë mundësinë të ulen në një tavolinë të rrumbullakët të diskutojnë se çka mund të bëjmë për integrimin dhe faktorizimin e diasporës shqiptare në jetën sociale dhe politike gjermane. Pastaj të bisedojmë se çfarë kapacitete njerëzore dhe financiare kemi për t`i aktivizuar ato në projekte konkrete në të mirë të vendeve të origjinës.

A do të ishte kjo edhe një ide për bashkimin nën një kulm të gjithë diasporës shqiptare në Gjermani?

Çdo gjë ka një proces evoluimi. Mendoj se fillimi me diçka pozitive dhe të suksesshme në dimension real të vogël, është shumë më mirë sesa të targetohet të bëhet diçka shumë e madhe, e cila nuk lë gjurmë. Kam përshtypje që diaspora shqiptare për arsye se ka qenë gjithmonë e ngarkuar dhe e angazhuar me problemet e vetvetes si integrimi apo stabilizimi, nuk ka pasur kohë të merret me këtë pjesën e agregimit të nevojave në rang kombëtar ose rang evropian.

Një iniciativë të tillë me rang evropian e kemi startuar me forumin e gruas intelektuale shqiptare.

Çfarë shoqatash janë ato që janë pjesë e kësaj iniciative?

Janë disa shoqata që janë aktive në krijimin e forumit shqiptar. Shoqata IDEAL nga Essen-i, shoqata URACult nga Köln-i, Shoqata e shqiptarëve të Münsterit, shoqata Identitet nga Düsseldorfi, një nga emrat më të njohur të gazetarisë në diasporë Mimoza Kelmendi, pastaj shoqata e Bergisch-Gladbach që drejtohet nga mësuesja Mimoza Leka. Po ashtu edhe politikanë shqiptarë që janë aktivë në partitë gjermane si Milazim Jusaj nga Hagen, Megi Maass nga Recklinghausen, Teuta Abazi nga Gelsenkirchen apo individë aktivë si Bekim Hoxha nga Essen, Sami Asllani nga Düsseldorfi e te tjerë qe janë shumë të angazhuar që kjo iniciativë të konkretizohet ne një produkt konkret.  Është një grup njerëzish që vijnë nga shtresat të ndryshme të shoqërisë dhe nga fusha të ndryshme të jetës.

A keni përkrahjen institucionale për realizimin e kësaj iniciativë?

Themelimi i këtij forumi është një proces, është një bashkëbisedim me instanca të ndryshme në Qeverinë e Shqipërisë dhe të Kosovës e posaçërisht me Ambasadat në Gjermani ndihma e të cilëve nuk ka munguar në të kaluarën. Por mendoj se kjo iniciativë do të ishte e paplotësuar nëse do ta linim në këtë nivel. Të plotësuar ne jemi vetëm kur marrim edhe palën gjermane me vete. Nëse pala gjermane, vendimmarrësit dhe institucionet gjermane, nuk e pranojnë iniciativën tonë, ne do të mbesim si një ishulI i veçuar. Kjo është diçka në interes të përbashkët sepse një integrim i mire i një qytetari shqiptar që sot mban një pasaportë gjermane është shembull motivues për të gjithë shoqërinë ku ai jeton.

A është në dijeni pala gjermane për iniciativën?

Kemi pasur kontakte me palën gjermane. Kam biseduar me sekretarin e shtetit për integrime, me kryetaren e Parlamentit të NRW-së dhe reagimet kanë qenë shumë pozitive. Ekziston një gatishmëri për ta mbështetur në mënyrë proaktive këtë iniciativë. Madje kemi biseduar edhe për mundësinë e mbajtjes së mbledhjeve dhe eventeve tona në një nga sallat e Parlamentit.

Në krijim e sipër “Forumi Shqiptar”

Janë disa shoqata që janë aktive në krijimin e forumit shqiptar. Shoqata IDEAL nga Essen-i, shoqata URACult nga Köln-i, Shoqata e shqiptarëve të Münsterit, shoqata Identitet nga Düsseldorfi, një nga emrat më të njohur të gazetarisë në diasporë Mimoza Kelmendi, pastaj shoqata e Bergisch-Gladbach që drejtohet nga mësuesja Mimoza Leka. Po ashtu edhe politikanë shqiptarë që janë aktivë në partitë gjermane si Milazim Jusaj nga Hagen, Megi Maass nga Recklinghausen, Teuta Abazi nga Gelsenkirchen apo individë aktivë si Bekim Hoxha nga Essen, Sami Asllani nga Düsseldorfi e te tjerë

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit