Friday, November 22, 2024
spot_img
BallinaKronika e zezëDetaje tronditëse/ Altin Çoku në 2010-tën, tentoi të digjte djalin e dajës...

Detaje tronditëse/ Altin Çoku në 2010-tën, tentoi të digjte djalin e dajës për të bërë s*ks me kushërirën (VIDEO)

Mbrëmjen e 10 shkurtit, 27-vjeçarja Sibela Abedini, në rrethana ende të paqartësuara plotësisht u hodh nga kati i katërt i banesës ku ajo jetonte me qira, në rrugën Teuta në Kamëz, ku gjeti vdekjen e menjëhershme.

Kishte dalë të pinte një cigare në koridorin e shkallëve, ndërsa pak minuta më pas familjarët kishin mësuar se kishte rënë nga lartësia.

Familjarët e saj, kanë dyshime se Sibelën e kanë shtyrë dhe e kanë vrarë.

Policia e Tiranës, njoftoi të hënën se ngjarja është një vetëvrasje e shkaktuar nga ngarkesa psikologjike që asaj, i ishte shkaktuar nga publikimi i një fotoje intime në TikTok.

Policia bëri me dije se kishte arrestuar si të dyshuar Altin Çokun, 39-vjeçar, i njohur së fundmi si një personazh TikTok-u, për shkak të sensit të protagonizmit të shtuar, here për shkak të aftësive ndryshe trupore dhe shëndetësore dhe herë si pjesë e konflikteve që krijonte me të tjerët.

Në një rrethanë ende të pasqaruar, ai kishte krijuar një marrëdhënie me 27-vjeçaren Sibela Abedini me origjinë nga Lezha, e cila prej kohësh jetonte në Kamëz së bashku vajzën e saj 2-vjeçare, motrën, vëllain dhe të ëmën.

39-vjeçari i kishte bërë asaj një foto intime së bashku, foto e cila ishte publikuar më pas në rrjetin social TikTok nga ky profil: userrrrshiba. Altin Coku.

Por Altin Çoku, kishte dalë dhe në live TikTok duke e përgënjeshtruar se e kishte shpërndarë ai atë foto dhe duke ngritur një alibi, se kishte qenë një shoku i tij që ia kishte marrë foton nga telefoni dhe më pas e ka shpërndarë.

Prej rreth 1 muaji Sibela Abedini, ishte zhvendosur së bashku me vajzën e mitur nga Kosova në Shqipëri.

Familjarët tregojnë se kishte patur një mosmarrëveshje që nuk ishte divorc, ndërsa kërkojnë që autori të marrë dënimin maksimal.

Por Altin Çoku, përveçse si personazh TikTok-u është i njohur si me precedentë të theksuar kriminalë dhe për kryerjen e veprave shumë të rënda kriminale.

Në mars të vitit 2010, ai kishte tentuar të digjte të gjallë djalin e mitur të dajës së tij dhe të detyronte vajzën e dajës së tij, për të vijuar lidhjen s*ksuale që kishte patur me të më herët.

Për ta detyruar këtë të fundit të qëndronte në lidhje, i kishte vënë flakën kushëririt të tij, i cili ishte vëllai i mitur i vajzës së dajës.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit