Sunday, November 24, 2024
spot_img
BallinaLajmeDeputetët e “Grupit të Zjarrit” inicuan heqjen e përkufizimit 20% nga Kushtetuta...

Deputetët e “Grupit të Zjarrit” inicuan heqjen e përkufizimit 20% nga Kushtetuta (Video)

Shkup, 23.05.2023 – Tre deputetët e Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, Merita Koxhaxhiku dhe Kastriot Rexhepi që janë pjesë e Fraksionit të BDI-së, sot inicuan ndryshime kushtetuese sa i përket çështjes bullgare por edhe për heqjen e përkufizmit 20 përqind sa i përket përdorimit të gjuhës shqipe.

Propozimin në Komisionin për ndryshimet kushtetuese pranë Ministrisë së Drejtësisë dhe që mbart nënshkrimet e tre deputetëve, e dorëzoi nënkryetari i Forumit Rinor të Bashkimit Demokratik për Integrim dhe pjesë e Fraksionit, Jetmir Asani bashkë me një grup të rinjsh.

“Me këtë nismë edhe njëherë riafirmojmë qëndrimin tonë se jemi pro ndryshimeve kushtetuese sa i përket çështjes bullgare dhe rrjedhimisht qëndrojmë fuqishëm në rrugën evropiane. Por njëkohësisht vlerësojmë se është momenti politik që përkufizimi 20 % për gjuhën shqipe të hiqet nga Kushtetuta sepse fundja Kushtetuta nuk hapet çdo ditë dhe tani e kemi rastin njëkohësisht zbatimin e gjuhës shqipe ta vëmë në vendin e merituar”, ka deklaruar Asani para dorëzimit të Propozimit.

Bashkëngjitur keni propozimin e plotë të tre deputetëve të dorëzuar sot në Komisionin për ndryshimet kushtetuese pranë Ministrisë së Drejtësisë sikurse edhe linkun bashkë me video-pamjet dhe deklaratat.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit