Saturday, November 23, 2024
spot_img
BallinaKurioziteteDepresioni dhe ankthi gjithnjë e më të përhapur tek të rinjtë në...

Depresioni dhe ankthi gjithnjë e më të përhapur tek të rinjtë në Maqedoni

Pandemia ka lënë pasoja serioze mbi shëndetin e të rinjve në RMV. Izolimi i gjatë social, mbyllja e shkollave, ndërprerja e rutinës ditore, pasiguria, shqetësimi për shëndetin dhe mirëqenien e familjarëve, pasqyrohen mbi shëndetin mendor të adoleshentëve. Gjithnjë e më i madh është numri i të rinjve që ankohen për depresion dhe ankth.

Këtë e tregojnë studimet për shëndetin mendor të të rinjve, të realizuar nga UNICEF dhe Klinika Universitare për Psikiatri, prezantimi i të cilave u bë në Shkup.

Çdo i treti adoleshent në hulumtim ka deklaruar se ka simptoma të depresionit pas pandemisë, ndërsa 42% janë deklaruar se kanë përjetuar simptoma serioze të ankthit. Më shumë se gjysma e të anketuarve kanë pasur probleme, por nuk kanë kërkuar ndihmë.

Gjashtë herë më shumë ka gjasa që vajzat të raportojnë simptoma të depresionit në krahasim me djemtë.

Studimet tregojnë se më shumë se 54% e nënave të reja, të cilat kanë paraqitur simptoma serioze të depresionit, nuk arrijnë të vendosin lidhje emocionale me foshnjat e tyre, që është faktor kryesor për shëndetin dhe zhvillimin e fëmijës, por po ashtu edhe për shëndetin mendor të vet nënës.

Hulumtimi, rezultatet e të cilit u prezantuan dje, është realizuar në mesin e vitit 2022.

Autoritetet tregojnë se duhet forcim sistematik i mbështetjes së shëndetit mendor për fëmijët dhe familjet e tyre, rritje e investimeve në shëndetin mendor dhe shërbimet e mbështetjes psiko-sociale, qasje e përshtatshme për shëndetin mendor në shkolla dhe në komunitet dhe ndryshim në diskursin publik, për të reduktuar stigmën lidhur me shëndetin mendor.

Shëndeti mendor është një çështje globale. Mbi 1 miliard njerëz, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), përjetojnë probleme të shëndetit mendor, ndërsa UNICEF vlerëson se 1 në 7 fëmijë dhe të rinj në mbarë botën kanë një lloj problemi të shëndetit mendor.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit