Eurodeputeti gjerman, Reinhard Butikofer, ka reaguar rreth deklaratave të Milorad Dodik, se dëshiron t’i bashkojë në një shtet, Serbinë, Kosovën, Malin e Zi dhe Republika Sërpskan në Bosnjë e Hercegovinë.
Ai i ka kërkuar shefit të diplomacisë së Bashkimit Evropian Josep Borrell, që t’i marrë seriozisht këto deklarime.
“Të lutem Josep, merre seriozisht”, ka shkruar ai në platformën X dhe ia ka bashkëngjitur pjesën e intervistës së Dodikut.
Lideri i Republika Sërpskas, në BeH në mediumin rus Sputnik ka folur rreth disa çështjeve që sipas tij e “shqetësojnë” atë dhe mikun e tij, presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq. /Klankosova