Monday, September 30, 2024
spot_img
BallinaLajmeButikofer, Borrellit: Merri seriozisht deklaratat e Dodikut /VIDEO

Butikofer, Borrellit: Merri seriozisht deklaratat e Dodikut /VIDEO

Eurodeputeti gjerman, Reinhard Butikofer, ka reaguar rreth deklaratave të Milorad Dodik, se dëshiron t’i bashkojë në një shtet, Serbinë, Kosovën, Malin e Zi dhe Republika Sërpskan në Bosnjë e Hercegovinë.

Ai i ka kërkuar shefit të diplomacisë së Bashkimit Evropian Josep Borrell, që t’i marrë seriozisht këto deklarime.

“Të lutem Josep, merre seriozisht”, ka shkruar ai në platformën X dhe ia ka bashkëngjitur pjesën e intervistës së Dodikut.

Lideri i Republika Sërpskas, në BeH në mediumin rus Sputnik ka folur rreth disa çështjeve që sipas tij e “shqetësojnë” atë dhe mikun e tij, presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq. /Klankosova

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit