Monday, November 25, 2024
spot_img
BallinaLajmeBurri e raportoi të zhdukur, gruaja nga Ferizaji gjendet shëndosh e mirë,...

Burri e raportoi të zhdukur, gruaja nga Ferizaji gjendet shëndosh e mirë, thotë se u martua në Zvicër

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen të zhdukur.

Shumë shpesh angazhohen edhe njësi e grupe vullnetare që të zbulojnë gjurmët e personave që nuk dihet asgjë për fatin e tyre.

Ndihmën e Policisë e kishte kërkuar në fillim të muajit edhe një burrë në Ferizaj, i cili kishte raportuar se bashkëshortja e tij është larguar nga shtëpia më 4 janar dhe nuk dinte gjë për fatin e saj.

Burimet bëjnë me dije se pas veprimeve hetimore, është lokalizuar vendndodhja e viktimës, me të cilën Policia ka rënë në kontakt.

Ajo ka deklaruar se me dëshirën e saj është martuar në Zvicër dhe ka nisur një jetë të re atje, larg bashkëshortit të mëparshëm.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit