Ndër të gjitha gjuhët dhe kulturat, ishte edhe Shkolla Shqipe Ostermundigen Bern& Shoqata Kulturore Shqiptare Bashkimi.
Festa e Komunës MUNDIGE FESCHT mblodhi qytetarët, shoqatat dhe shkollat e mësimit plotësues për të festuar së bashku, përcjell albinfo.ch.
Ndër të gjitha gjuhët dhe kulturat, ishte edhe Shkolla Shqipe Ostermundigen Bern& Shoqata Kulturore Shqiptare Bashkimi, që përcollën te publiku:
Kori i nxënësve të shkollës shqipe në Ostermundigen.
Recitalin nga nxënësit e nivelit të tretë ,,Jeta” të Gonxhe Bojaxhiut/Nëna Terezë.
Kori i nënave të nxënësve
Kërcim balet nga nxënësja Tara, nën melodinë ,,Baresha” të Nexhmije Pagarushës.
Valle popullore shqiptare nga vallëtaret e shoqatës.
Këngëtarët dhe instrumentalistët e palodhur që veprojnë në kuadër të shoqatës.
Ushqime tradicionale shqiptare të përgatitura nga familjet shqiptare që iu ofruan qytetarëve në tendën e SHKSH,,Bashkimi”, në bashkëpunim me Shkollën Shqipe në Ostermundigen.
Në emër të prindërve, mësueses dhe nxënësve, falënderojmë Komunën e Ostermundigenit për organizimin, kryesinë e Shoqatës, gazetarët e nderuar kreativë MGstudio, Kasam Selimi dhe prindërit për bashkëpunim!