Sali Berisha ka refuzuar edhe ditën e sotme të paraqitet në GJKKO për tu marrë në pyetje lidhur me privatizimin e ish-kompleksit Partizani.
Dy avokatët e tij, Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi kanë mbërritur pranë ambienteve të Gjykatës.
Berisha refuzoi ditën e djeshme të paraqitej në gjykatë për t’u përballur me akuzën e SPAK ndaj tij për korrupsion pasiv, ndërsa duket se ka zgjedhur të bëjë të njëjtën gjë edhe sot.
Kujtojmë se të hënën Gjokutaj u shpreh se në momentin kur Berisha nuk ka marrë vendim për procesin ligjor ndaj tij, ai nuk është pjesë e procesit.
“Ky është proces i parregullt ligjor. Në momentin kur zoti Berisha nuk ka marrë vendim, nuk është pjesë e procesit. Këtë ngërç procedural duhet ta zgjidhë gjykata. Duhet ta zgjidh organi i procedurës, ata që e bën”, tha ai.