Presidenti shqiptar Bajram Begaj takoi senatorët amerikanë, Chris Murphy dhe Gary Peters, të cilët po vizitojnë Shqipërinë në kuadër të një turi rajonal. Begaj ka folur për dialogun Kosovë-Serbi, me ç’rast theksoi nevojën për një marrëveshje të detyrueshme ligjore të njohur ndërkombëtarisht. Ai përshëndeti vizitën e dy senatorëve amerikanë dhe vlerësoi vëmendjen dhe interesin në rritje të Kongresit amerikan për zhvillimet në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Presidenti Begaj, vlerësoi gjithashtu, marrëdhëniet e shkëlqyera me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe nënvizoi, se për Shqipërinë e shqiptarët, Shtetet e Bashkuara mbeten partneri kryesor strategjik dhe miku e aleati më i madh i tyre. Dy senatorët amerikanë Kris Marfi dhe Geri Peters dje takuan presidenten e Kosovës Vjosa Osmanin dhe kryeministrin Albin Kurti.