Friday, November 22, 2024
spot_img
BallinaLajmeBE-ja me një përcaktim kohor për zgjerimin, për shtetin e vetmja rrugë...

BE-ja me një përcaktim kohor për zgjerimin, për shtetin e vetmja rrugë për anëtarësim janë ndryshimet kushtetuese

Kryetari i Këshillit Evropian Sharl Mishel nga Forumi Strategjik i Bledit dërgoi mesazh se deri në vitin 2030 Bashkimi Evropian duhet të jetë gati për një zgjerim të ri. Ky mesazh nga ana e  Qeverisë së Maqedonisë së Veriut është vlerësuar si një mundësi që duhet të shfrytëzohet dhe së bashku të përfundohen detyrat që na presin.

Sipas kryeministrit Kovaçevski, i cili së bashku me zëvendëskryeministrin për Çështje Evropiane Bojan Mariçiqin dhe shefin e diplomacisë Bujar Osmanin, gjithashtu morën pjesë në Forumin Strategjik të Bledit, duhet të bëjmë çmos që ta realizojmë  këtë qëllim. 

“Jam i bindur se Maqedonia e Veriut tregoi se mund të marrë vendime të vështira dhe të guximshme dhe nga secili prej tyre dolëm si vend më i fuqishëm. Nga vendet e vjetra kandidate, jemi më të mirët në shumë aspekte në kuptim të implementimit të legjislaturës evropiane, stabilitetit mikro financiar, që u dëshmua ga BE-ja dhe instrumentet e BE-së. Për këtë shkak them se viti 2030 është i realizueshëm si qëllim”, tha Kovaçevski në   panelin në të cilin marrin pjesë edhe kryeministrat e tjerë të Ballkanit Perëndimor.  

-Денес навистина беше ден кога практично се потврди она што и јас како претседател на Владата, меѓутоа и членовите на Владата го зборуваат, исто така и.. како коалиција во Северна Македонија

Në deklaratën për MIA-n, Kovaçevski tha se u takon deputetëve gjatë këtij procesi të binden për korrektësinë  e votimit për Evropën.

“Për sa i përket vetë procesit, u tha qartë se kriteret për anëtarësim janë ato që thuhen praktikisht në kuadrin tonë të negociatave, se procesi i reformës është ajo nga e cila varet vetë procesi i anëtarësimit dhe se për ne si vend kandidat për anëtarësim mbesin ato detyrime që kemi dhe se edhe BE-ja i përmbush obligimet e veta“, tha Kovaçevski. 

Raportet e skriningut për klasterin e parë, siç tha ai, tashmë janë gati dhe për momentin “janë duke u karbonizuar mes zëvendëskryeministrit për Çështjet Evropiane dhe ekipit të tij me Komisionin Evropian”, dhe do të pasojnë raportet për grupet e tjera. 

“Pas përfundimit të këtij procesi, hapi tjetër është hapja e grupimeve, kapitujve dhe negociatave lidhur me to. Është një proces në të cilin praktikisht do të bëhemi më të mirë, një proces në të cilin do të bëjmë reformimin e mëtejshëm të kodifikimit tonë, harmonizimin me BE-në, por edhe më i rëndësishëm reformimin e institucioneve, mënyrën e zbatimit të ligjeve dhe zbatimin e tyre. dhe sigurisht kjo do të thotë edhe nxitje më e madhe ekonomike, do të thotë akses në më shumë fonde evropiane dhe do të thotë rritje e potencialit evropian të shtetit“, thotë kryeministri në deklaratën për MIA-n. 

Maqedonisë së Veriut, siç theksoi, në këtë moment i duhet integrim, e jo izolim.  

Edhe sipas zëvendëskryeministrit për Çështje Evropiane Bojan Mariçiqit, hapi tjetër varet nga ne. Pritja, thotë Mariçiqi, nuk duhet të jetë strategjia që e zgjedhim.  

“Nuk bëhet fjalë vetëm për proces shtetëror, ose vetëm për qëllime strategjike. Bëhet fjalë për të ardhmen e fëmijëve tanë dhe suksesin e vendit. BE-ja ka dhënë një afat kohor dhe i ofron një perspektivë evropiane rajonit për integrimin evropian, prandaj pritja nuk duhet të jetë strategjia që ne zgjedhim. Detyrimi ynë është që të përfitojmë nga momenti dhe të kryejmë së bashku detyrat, me fokus të veçantë në reformat, të shpejtojmë që në vitin 2030 Maqedonia e Veriut të jetë shtet anëtare e BE-së”, ka shkruar Mariçiqi në Fejsbuk.  

BE-ja me shtete të reja anëtare deri në vitin 2030, vetë vendosim hapin te radhës, ka shkruar zëvendëskryeministri për çështje evropiane Bojan Mariçiq në

Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani është i bindur se procesi për ndryshimet kushtetuese në shtet do të përfundojë me sukses në javët dhe muajt në vijim

“Procesi ka filluar, siç e shihni, e tërë bota, edhe SHBA-ja edhe BE-ja, e përshëndetën vendimin për ta filluar procesin. Jam i bindur se ky proces do të përfundojë me sukses në javët dhe muajt në vijim”, deklaroi osmani për MIA-n gjatë pjesëmarrjes në Forumin strategjik të Bledit. 

Kryeministri bullgar Nikollaj Denkovi, i cili gjithashtu mori pjesë në Forumin e Bledit, deklaroi se   nuk ka arsye që Qeveria bullgare ta ndryshojë qëndrimin ndaj Maqedonisë së Veriut dhe se pret që shteti t’i përmbuhsë detyrimet ndaj Bashkimit Evropian. 

I pyetur nëse Bullgaria do të ndryshojë qëndrimin e saj ndaj Maqedonisë së Veriut, Denkovo theksoi se nuk ka arsye për këtë, sepse bisedimet tani janë midis Maqedonisë së Veriut dhe BE-së. 

“Absolutisht jo dhe nuk ka asnjë arsye për të ndryshuar qëndrimin tonë. Me zbatimin e të ashtuquajturit propozim francez, si rezultat i të cilit u hoq vetoja, biseda në fakt nuk është më mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, por mes Maqedonisë së Veriut dhe BE-së. Ajo që pritet është që ata të përmbushin detyrimet e tyre ndaj BE-së. Nuk ka arsye për të ndryshuar qëndrimin tonë”, theksoi Denkov. 

Nga ana tjetër, VMRO-DPMNE-ja opozitare mbetet në qëndrimin se nuk do të lejojë ndryshime kushtetuese nën, siç thonë, diktatin bullgar. Lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski dje në një deklaratë për mediat, tha se Qeveria nuk ka kredibilitet dhe legjitimitet poilitik dhe se është logjike kërkesa për zgjedhje të parakohshme. 

Протоколот што вчера го потпишаа министерот за надворешни работи Бујар Османи и неговата колешка од Бугарија Теодора Генчовска е дипломатски нокаут и капитулација, смета лидерот на ВМРО-ДПМНЕ

“Kemi Qeveri që nuk ka kredibilitet, ndërsa do të thoja edhe legjitimitet politik sepse politika e tyre kryesore kanë qenë ndryshimet kushtetuese nën diktat bullgar. Kanë kaluar 10 ditë nga debati për ndryshimet kushtetuese, është votuar për rendin e ditës dhe ishte e qartë se nuk ka shumicë që të realizohet ajo që duhet”, tha Mickoski. 

 Më 18 gusht në Kuvend filloi debati për Propozimin për qasje ndaj ndryshimit të Kushtetutës me të cilën parashihet përfshirja e bullgarëve dhe pesë  bashkësive të tjera etnike në Preambulë dhe votimi u shty deri në sigurimin e shumicës së nevojshme prej dy të tretave. 

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit