Wednesday, October 2, 2024
spot_img
BallinaLajmeBashkëshorti drejtor ekzekutiv, gruaja menaxhere, Kovaçevski e kthen Telekomin në kompani familjare

Bashkëshorti drejtor ekzekutiv, gruaja menaxhere, Kovaçevski e kthen Telekomin në kompani familjare

Telekom, kompani në të cilën pjesë e pronësisë ka edhe shteti, është shndërruar në strofull të nepotizmit.

Dimitar Kovaçevski dhe LSDM mendojnë vetëm se si të shpërblejnë dhe promovojnë njerëzit e afërt në kurrizin e qytetarëve, thonë nga VMRO-DPMNE.

– Nikolla Ljushev, i cili konsiderohet i afërt me Dimitar Kovaçevskin, si drejtor i Telekomit të Maqedonisë, fillimisht në vitin 2020 e punëson bashkëshorten e tij Natasha Ljushevën në Telekom dhe tani e gradon në pozitën e kryemenaxherit për sektorin e digjitalizimit.

Bashkëshorti Ljushev është drejtor ekzekutiv, gruaja Ljusheva në 10 menaxherët e parë në Telekom.

Nepotizmi klasik. Familja Ljushevi nuk u mjaftua me pagën e drejtorit prej mbi 11 mijë e 500 euro në muaj, tani do të marrin disa mijëra euro më shumë në muaj nga pozita menaxheriale e gruas, ndërsa qytetarët nuk mund ta kalojnë muajin as me dy paga mesatare.

Ky rast nuk është unik në Telekom. Të gjithë bashkëpunëtorët e ngushtë nga koha kur Kovaçevski ishte drejtor në vitet e kaluara i kanë punësuar gratë e tyre.

Kryeshef i financave, Slavko Projkoski, ka punësuar gruan e tij Gordana Projkoska, ndërsa drejtori kryesor komercial për shfrytëzues privat, Branko Stançev, ka punësuar gruan e tij Dragana Stançeva.

Ftojmë institucionet kompetente që t’i kontrollojnë këto raste dhe të nisin procedurat, thuhet në njoftimin e VMRO-së.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit