Sunday, September 29, 2024
spot_img
BallinaKronika e zezëAngelov: Zjarri mbi Ajvatovc është jashtë kontrollit

Angelov: Zjarri mbi Ajvatovc është jashtë kontrollit

Zjarri mbi Ajvatovci është jashtë kontrollit. Është zënë një sipërfaqe më e madhe prej së paku 30 hektarësh, pjesa më e madhe e së cilës është pyll me gjelbërim të përhershëm, theksoi sonte drejtori i Qendrës për Menaxhimin e Krizave (QMK) Stojançe Angelov.

“Nga era ekziston rreziku që zjarri të përhapet në drejtim të fshatit Ajvatovc dhe tani forcat e Zjarrfikësve të qytetit të Shkupit do të fokusohen në ndalimin e zjarrit nga lëvizja në drejtim të fshatit”, tha Angelov.

Ai theksoi se zjarri tashmë ka dalë nga atari i fshatit Ajvatovc të Shkupit.

Ai ka bërë të ditur se nga mëngjesi herët do të nisin punën për shuarjen e zjarrit dy helikopterët e policisë, ndërsa pak më vonë do t’u bashkohen edhe dy avionët ajrotraktorë të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim.

ARTIKUJ TË NGJASHËM

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

më të shikuara

Komenti i fundit